A e ngjitin sëmundjen të vaksinuarit?

A e ngjitin sëmundjen të vaksinuarit?

nga Selim Kurti


Mund te jesh ende ngjites, edhe pse vete je mbartes i shendoshe e i vaksinuar kunder Covid-19 -es?
Nuk ka ende nje pergjigje nga virologet dhe ekspertet e shendetit.
Fjalet e nje specialisteje te Universitetit te Floridas, se te vaksinuarit vazhdojne te mbeten tejçues te semundjes nese nuk e mbajne masken, kane ngjallur debate.

Ka pak vaksina qe japin imunitet te plote e te perhershem. Qe do te thote: nese bie ne kontakt me virusin, organizmi eshte teresisht i padepertueshem prej tij, siç ndodh me virusin e hepatitit A dhe ate te papilomavirusit njerezor.

Nuk eshte e pamundur: keto vaksina nxitin nje pergjgje imunitare te lidhur me antikorpet neutralizues, qe eshte nje pergjigje sistemike, por mund te mos jete mbrojtese ndaj infektimit.

Nuk perjashtohet krejtesisht rreziku, megjithate virusi mund te shpartallohet aq shpejt, sa te mos i jape kohe atij te kaloje te të tjeret.

Krahas vaksinave tradicionale, po studiohet edhe perdorimi i disa vaksinave qe merren nga hundet e qe mund te krijojne imunitet mukozal (te mukozave), qe do t’i “ngordhte” viruset qe ne hyrje, pa i dhene shanse te futen me thelle.

Pra, deri me sot, eshte e parakohshme te behen parashikime: duhen prova shkencore, te cilat ende mungojne.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x