E para ishte Femra, pastaj Fjala

E para ishte Femra, pastaj Fjala

nga Selim Kurti


Ne te gjitha kulturat ku eshte lene e lire te veproje, gruaja vezhgon, vlerëson, zgjedh pavetëdijshëm, shqyrton karakteristikat e ndryshme te burrave qe njeh.

Pikerisht ne baze te ketyre “kalkulimeve”, ajo pranon ose refuzon joshjet e dikujt, a ndoshta merr inisiativen me dike tjeter.

Edhe tradhtia femerore mund te shpjegohet me prirjen per te qene perzgjedhese.
E kane “pagezuar” si hipoteza Ema Bovari: me mire te pranosh nje partner medioker e ta tradhtosh me nje me te mire, se sa te mos riprodhohesh asesi.

Sipas studimeve, te pakten nje ne dhjete nuk eshte femije i atij qe ai e quan baba.

Nuk eshte vetem mashkulli qe ka nje “arsye te forte evolutive” per te tradhtuar (pra per te mbrojtur ne menyren me te mire te mundshme spermatozoidet e tij).

Edhe gruaja, ne kerkim te nje raporti rastesor me nje burre te “huaj” i pergjigjet nje sinjali biologjik shume te vjeter: ta pervetesoje ate pasuri gjenetike.

Ne kete lloj marredhenieje, edhe mbetja shtatzene duket me e kollajshme: eshte e mundur qe, per shkak te mekanizmave subkoshientë, gruaja ovulon pikerisht ne ate moment, edhe pse nuk gjendet ne stadin e ovulacionit te ciklit te vezores.

Sipas nje teorie te koheve te fundit, “perzgjedhja seksuale femerore” duket se ka qene shtysa kryesore evolutive e rritjes se vellimit te trurit njerezor ne tre milione vitet e fundit.
Jo aftesia mashkullore per te krijuar mjete prej guri, siç besohej deri me sot.

Femrat e hominideve, nga Australopithecus afarensis e ketej, kane parapelqyer te çiftezohen e te ndertojne lidhje dashurore me meshkujt me inteligjentë.

Kjo gare per gjetjen e “kokave te medha” ka sjelle, brez pas brezi, afirmimin e tiparit “inteligjence“.

Shkurt hesapi, nese njeriu arsyeton, flet, vizaton e di te beje llogari, e gjitha eshte per merite te grave.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x