Këtë janë benefitet e përdorimit të spinaqit në vaktet tuaja

Këtë janë benefitet e përdorimit të spinaqit në vaktet tuaja

nga Dr. Afërdita Stroka, “klinika Stroka”

Spinaqi është kultivuar rreth shekullit të 12-të në Persinë antike dhe më vonë është përhapur në Europë.
Ai bën pjesë te perimet e gjelbërta dhe përpos që është shumë i shijshëm, ai ka edhe shumë përfitime të rëndësishme për trupin e njeriut.
Spinaqi është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin, si dhe parandalojnë sëmundje të ndryshme. Ka vlerë të ulët kalorike dhe përqindje të ulët të yndyrnave (100 gramë spinaq i freskët përmban vetëm 23 kalori), dhe është pasur me hekur, kalcium, antioksidantë, vitaminë K e shumë vitamina dhe minerale të tjera.
✔️Zgjidhni spinaqin i cili ka ngjyrë të gjelbërt të mbyllur dhe gjethe të freskëta.
✔️Pastrojeni mirë dhe zhyteni në ujë 30 minuta për të larguar pluhurin, papastërtitë dhe pesticidet. Edhe pse mund të qëndrojë deri në një javë në frigorifer, do të ishte mirë ta konsumoni të freskët, sepse në këtë mënyrë do të merrni më së miri të gjitha veçoritë ushqyese të tij.
✔️Përpiquni të mos e ringrohni, pasi ky proces mund t’i shndërrojë nitratet në nitrite, ndërsa nitrosaminet në baktere të caktuara. Këto kompozime mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme, veçanërisht për fëmijët.
✔️Nëse merrni ilaçe kundër mpiksjes së gjakut, këshillohuni me mjekun për konsumin e spinaqit, duke qenë se ai është i pasur me kalium.
Personat që janë diagnostikuar tashmë me gurë në veshka, duhet gjithashtu të kenë kujdes të veçantë në konsumimin e spinaqit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x