Një në tre persona në botë vuan nga mungesa e hekurit dhe ky është një nga problemet më të neglizhuara, megjithëse identifikohet lehtësisht me një test gjaku.
Është, në fakt, një element thelbësor për ruajtjen e funksioneve vitale: ndërhyn në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, siguron funksionimin efektiv të zemrës dhe trurit dhe forcon sistemin imunitar duke mbrojtur nga infeksionet dhe sëmundjet.
Pa hekur të mjaftueshëm të disponueshëm, trupi i njeriut nuk mund të funksionojë si duhet dhe ndikimi në shëndetin dhe cilësinë e jetës është i konsiderueshëm: lodhje, dhimbje koke, zbehje, thonj dhe flokë të brishtë, ndjeshmëri ndaj infeksioneve, nervozizëm, përqendrimi i dobët janë simptomat më të zakonshme, të cilat mund të ndodhin në çdo moshë.
Sipas vlerësimeve, 90% e nënave të ardhshme nuk marrin hekur të mjaftueshëm gjatë shtatzënisë, duke lënë pas dore se gjatë tremujorit të fundit fetusi ruan 80% të hekurit që do t’i duhet për rritje në gjashtë muajt e parë të jetës.
Për më tepër, mungesa e hekurit prek deri në 50% të pacientëve me sëmundje kronike të veshkave (faza 2-5) dhe afërsisht 70% e atyre që fillojnë trajtimin e dializës.
“Meqenëse anemia dhe mungesa e hekurit kanë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës dhe mbijetesën e njerëzve me sëmundje të veshkave, është e rëndësishme që këto kushte të njihen dhe trajtohen siç duhet,” shpjegon Pietro Manuel Ferraro, profesor i Universitetin Katolik i Zemrës në Romë.
Lista e Perimeve të pasura me Hekur:
Perimet jeshile si Spianqi e Brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri, po ashtu:
Fasulet jeshile
Rrënjë rrepash e panxhari
Bizelet
Patatja
Majdanozi
Asparagu
Lakërishtet
Shalqini
Misri
Lakra e kuqe
Lista e Bishtajoreve të pasura më Hekur:
Të gjitha llojet e fasuleve
Barbunjat / bishtajat
Farat e Sojës
Farërat:
Fara Luledielli
Fara Kungulli
Drithërat:
Orizi kaf
Gruri
Cereali
Spageti/Makaronat në përgjithësi
Prodhimet shtazore:
Mishi I pulës dhe gjeli I detit
Mëlçia
Sardelet
Mishi
Mëlçi pule
Kosi natyral
Frutat e thata:
Bajamet (dhe Vaji I tyre)
Kumbullat dhe kajsitë e thata.