Një sinjal pozitiv nga varianti anglez të Covid-19

Një sinjal pozitiv nga varianti anglez të Covid-19

nga Selim Kurti


Ka shkaktuar kaos e alarm lajmi i variantit anglez të Covid-19 –ës, duke i detyruar mjaft vende të ndërmarrin masa të ashpra kundrejt Londrës.

Është e nevojshme të bëhen disa saktësime rreth argumentit, edhe pse mjekësia nuk disponon ende një histori klinike të mjaftueshme për t njohur implikimet e e këtij mutacioni.

Është thënë e stërthënë nga shkencëtarët: të gjithë viruset pësojnë mutacione (ndryshojnë gjenetikisht). Po ashtu, virusi SARS-CoV-2 ka ndryshuar shumë herë, duke iu nështruar përzgjedhjes darviniane.

Ajo që e dallon variantin anglez nga të tjerët, është infektueshmëria më e madhe, arsyet e të cilës (p.sh. në terma të mbijetesës mbi sipërfaqe etj) nuk dihen.

Për fat, kësaj veçorie nuk i bashkëngjitet për momentin, një ashpërsi më e madhe e simptomave që shfaqen te të infektuarit, si dhe një përqindje më e lartë e vdekshmërisë.

Duket se është rrëzuar edhe hipoteza se ky variant e bën të paefektshme fushatën e vaksinimit në Europë.

Mos është mbivlerësuar rasti i këtij varianti? Nën efektin e frikës dhe ankthit të përgjitshëm?

Varianti britanik njihet si VUI – 202012/01 ose linja B.1.1.7 dhe u identifikua për herë të parë në kontenë e Kentit, më 20 shtator 2020.

Ky variant mbart 14 mutacione përfundimtar, nga të cilat shtatë në proteinën e ashtuquajtur spike, pikërisht mbi atë proteinë që ndërmjetëson hyrjen e virusit në qelizat njerëzore.

Bëhet fjalë për një numër relativisht të lartë të modifikimeve, krahasuar me variantet që qarkullojnë e që njohim.

Duhet të mos harrojmë se shumë prej mutacioneve që përkufizojnë variantin britanik, janë vëzhguar në SARS-CoV-2 që në fazat e para të pandemisë.

Gjenomat e këtij varianti janë sekuencuar pjesërisht dhe falë bashkëpunimit shkencor të disa qendrave, duket se ky variant ka filluar të dominojë mbi versionet e tjera të virusit dhe mund të jetë përgjegjës për një përqindje në rritje të rasteve.

Më e bukura është se, lënë mënjanë aftësia infektuese e rritur, shumë virologë, epidemiologë e gjenetistë mendojnë se shfaqja e këtij varianti mund të jetë një shenjë e mirë.

Ky variant i ri, sipas tyre, sipas të gjitha gjasave, mund të jetë thjesht një “variant asimptomatik”, pra një shtam që zhvillon simptoma të lehta ose asnjë prej tyre. Kjo është pikërisht ajo që përzgjedhja natyrore mund të lindë e që do të shënontë një hap të madh përpara në mbërritjen e asaj që po synohet me lockdown-in, testet dhe gjurmimin.

Ky është një sinjal pozitiv sepse, me sa duket, do të na ndihmojë të mbërrijmë më shpejt imunitetin kolektiv aq të dëshiruar.
Me mbërritjen e tij, virusi do të zhduket vetvetiu.

Përmes karantinës, testeve e gjurmimit, në kemi përshpejtuar në mënyrë drastike këtë proces natyror.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x