Pse simboli i dashurisë është zemra?

Pse simboli i dashurisë është zemra?

SELIM KURTI


Ku gjendet motori qe ndez flake ndjenjat dashurore?
Qendra e komandimit gjendet, natyrisht, ne tru – e jo ne zemer -, ku nje rrjet kompleks neurobiologjik aktivizohet ne momentin e shperthimit te “xixave”, duke induktuar sjellje e ndjesi karakteristike.

Mjaft prej elementeve te “goditjes se rrufese”, kalojne edhe nga syte tane.
Pastaj eshte “lemshi ne fyt”, i lidhur gjithashtu me neuronet e stimuluara nga neurotejçuesit qe çlirohen kur shohim a takojme ate qe duam.

Po pse, atehere, zemra eshte konsideruar gjithmone si simbol i festes se te dashuruarve?
Lidhja e te dashuruarit me zemren vjen prej kohesh antike, kur nuk dihej asgje per trurin, te cilin kemi filluam ta zbulojme me vone me lindjen e neurologjise.

Nga rrodhi gabimi?
Ngaqe, kushdo e ka provuar dashurine, e di se ajo shoqerohet me rrahje te shtuara te zemres, pra me takikardi.

Pra, edhe pse dashuria lind ne tru e jo ne zemer, pasi te dashuruarit “vuajne” nga zemra, mbeti besimi i gabuar se dashuria lind nga zemra.

Zemra ishte e mbetet simbol i dashurise, ngase me teper na magjeps dashuria, se sa studimet e hollesishme neurobiologjike.

Prandaj nuk duam ta leshojme nga duart zemren, si imazhin e bukur te dashurise.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x