Sa zgjat kujtesa imune nga Covid-19?

Sa zgjat kujtesa imune nga Covid-19?

nga Selim Kurti


Kushdo e ka kaluar semundjen prej SARS-CoV-2 dhe eshte sheruar – lehtesisht a me mundim – prej Covidit, vuan nje dileme tjeter: sa kohe mund te jem i mbrojtur; per sa kohe duhet te mos kem friken e nje infektimi?

Edhe pse nuk ka nje pergjigje te plote e perfundimtare, nga kerkuesit, studimet vazhdoje pareshtur.
Nje prej tyre eshte publikuar se fundmi ne revisten shkencore “Science”, me titull “Immunological memory to SARS-CoV-2 assessed for up to eight months after infection”, pra “Kujtesa imunologjike – ndaj virusit SARS-CoV-2 – vleresohet deri ne tete muaj pas infektimit”.

Nuk eshte nje lajm i keq per ushtrine qindramilioneshe te te infektuarve, sidomos per frikamanet (ku e fus veten).

Ekipi i kerkuesve kreu nje “zhytje ne thellesi”, domethënë beri matje te komponenteve te ndryshem te sistemit imunitar te individeve qe ishin prekur – ne shkalle te ndryshme dhe nga pak dite ne tete muaj pas infeksionit- nga virusi, te tilla si numri i antitrupave qarkullues, numri i limfociteve B te kujteses dhe numri i limfociteve T, specifike ndaj SARS-CoV-2.

Te dhenat e tyre mbeshtetin pikepamjen se çdo komponent i sistemit imunitar i nenshtrohet nje kurbe specifike pasinfeksion.
Sipas studimit, imuniteti afatgjate ndaj nje riprekjeje nga Covid-19, eshte i mundur ne shumicen e individeve.
Ata percaktuan se 95% e te prekurve kishin imunitet nga 5-8 muaj pas infektimit te pare.

Duke shtuar se, pasi qe numri i te infektuarve anekend botes vazhdon te rritet, imuniteti afatgjate ndaj Covid-19 vazhdon te mbetet i diskutueshem.

Ne rastet e studiuara prej ekipit kerkimor, doli se antikorpet specifike kunder proteines Spike te virusit – antikorpe te familjes IgG – ishin te qendrueshme deri ne gjashte muaj pas infektimit, duke pesuar nje ulje te lehte pas kesaj periudhe.

Limfocitet B, Spike-specifike, rezultuan me te bollshme pas gjashte muajve, se sa pas nje muaji nga shfaqja e simptomave.

Nderkohe qe limfocitet T pesonin nje reduktim te lehte ne organizem.
Me konkretisht, tipi CD4+ dhe CD8+ i ketyre limfociteve, pergjysmohen pas 3-5 muajve.

Autoret nuk kane lene pa na kujtuar se mekanizmat specifike mbrojtes ndaj SARS-CoV-2 te njerezit, jane ende te papercaktuara, prandaj nuk mund te nxirren perfundime te plota vetem nga nje studim i tille.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x