Të dënuar me “varje” nga … Interneti! Pse e mbajmë gjithmonë telefonin në dorë

Të dënuar me “varje” nga … Interneti! Pse e mbajmë gjithmonë telefonin në dorë

Nga Selim Kurti


Papandehur dhe pabesueshmërisht, ka ardhur dita që, në vend se t’i pyesim fëmijët si e kaluan në shkollë, duhet të pyesim: si e kalove sot online?

Sipas një sondazhi të thelluar, gjysma e adoleshentëve kanë vështirësi për t’u shkëputur nga celulari apo kompjuteri.
Del gjithashtu se ata e kontrollojnë mesatarisht 75 herë në ditë, por 10% e tyre e ndezin 110 herë në ditë.
Nuk mbeten pas as të rriturit: 49% e mbi 35-vjeçarëve e shohin celularin mesatarisht 43 herë në ditë.

Varësitë marrin trajta të ndryshme:

  1. Nomofobi, ose frika se mos kemi harruar celularin dhe nuk mund ta hapim si zakonisht.
  2. Vamping, ose mania kompulsive për të mbetur i ngjitur pas celularit.

Të rinjtë 3.0 (siç quhen ata që janë të “marrosur” pas fjalës së fundit të teknologjisë), janë të padurueshëm, dorëzohen tak-fap para vështirësive, duan gjithçka dhe menjëherë, janë riprodhues, gjithnjë e më pak krijues (kreativë). Jo vetëm: teknologjia po i bën njerëzit gjithnjë e më pak empatikë dhe më indiferentë ndaj dhimbjes së tjetrit.
Po ecim – thonë specialistët – drejt një identiteti digjital, d.m.th. formimi i personalitetit varet edhe nga përdorimi i rrjetit.

Vihet re përhapja e dukurisë së Hikikomorëve, ose djemve midis 13-35 vjeç që vendosin të mbyllen në shtëpi, duke ndërprerë lidhjet jo vetëm me të jashtmit, por edhe me familjarët.
Ky vetëpërjashtim social shpjegohet prej tyre si pamundësi për të përballuar trysnitë e kërkesat e jetës së përditshme.

Si i bëhet për t’i nxjerrë fëmijët tanë nga gracka e varësisë ndaj Internetit?
Si fillim, duke u interesuar – me marifet – se çfarë sheh dhe bën ai online.
Pastaj, duke zbuluar “strategji shkëputjeje”, si vendimi për të mos e kapur celularin për disa orë, një punë fizike argëtuese, një vizitë interesante diku etj.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x