Udhëtarë të përkohshëm në një karvan jo të përhershëm

Udhëtarë të përkohshëm në një karvan jo të përhershëm

nga Selim Kurti


Eshte nje liber i botuar se fundmi ne shqip. Perkthyer mjeshterisht prej Vladimir Banushit.
Nje koncentrat i historise “totale”, pra i ngjarjeve me te rendesishme qe kane ndodhur nga Big Bang-u deri me sot.

Nje rrefim mjeshteror, shume interesant, por dhe i nevojshem per çdo njeri qe kerkon gjenezen e tij: jo ate te rrefyer nga librat e shenjte, por qe kerkon pergjigje per historine e botes te deshmuar nga vezhgimi, hulumtimi e riplotesimi shkencor, si dhe te konfirmuar nga instrumentet me te sofistikuara te disiplinave moderne.

Nje liber qe duhet lexuar!

“Asnjeri s’e zgjedh vendin dhe kohen ku dhe kur vjen ne Univers. Per pak çaste, si fluturat e nates rreth flakes se nje kandili kozmik, do te bashkeudhetojme me te tjere njerez, me prinderit, me motrat e vellezerit, me femijet, miqte e armiqte tane.

Bashkeudhetare do te kemi edhe te tjera forma jete, qe nga bakteret te majmunet.
Do te kemi shkembinj, aurora, hena, meteore, planete, yje, kuarke, fotone, vrima te zeza, supernova, kermij, telefone celulare dhe nje hapesire te zbrezet pa ane e pa cak.

Ky karvan eshte i shumellojshem, shumengjyresh, kakofon dhe i mistershem.
Edhe pse heret a vone, njerezit do te shkeputen prej tij, karvani do te shkoje perpara.

Ne te ardhmen e larget, do te vije koha qe edhe bashkeudhetaret tane, njeri pas tjetrit, t’i shkeputen karvanit laraman qe do te venitet e do te tretet serish ne oqeanin e energjise qe e polli.
Çfare eshte gjithe kjo turme e çuditshme me te cilen udhetojme?
Cili eshte vendi qe na takon ne kete karvan?
Prej nga eshte nisur e ku po shkon?
Si do t’i vije fundi?”

David Christian, “Historia e origjines”

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x