Zbulohet sekreti i grave japoneze për një lëkurë plot shkëlqim…

Zbulohet sekreti i grave japoneze për një lëkurë plot shkëlqim…

Gratë japoneze janë të njohura për lëkurën e tyre të përsosur, dhe disa nga truket që përdorin për të arritur këtë janë mjaft të pazakonta. Por nëse nuk jeni gati të provoni disa nga këto risi krijuese akoma, diçka aq e thjeshtë sa një filxhan çaj jeshil sencha mund ta bëjë lëkurën tuaj më të shëndetshme. Ky çaj i njohur japonez vjen me aq shumë përfitime bukurie, sa do t’ju bëjë të rishikoni disa nga produktet tuaja të kujdesit të lëkurës.

Ndihmon në trajtimin e rrudhave: Ndërsa gjendja e lëkurës suaj ndikohet kryesisht nga gjenetika, ka disa gjëra që mund të bëni për ta mbajtur lëkurën tuaj të freskët për më shumë kohë. Përfshirja e një filxhani çaji sencha me vaktin tuaj të përditshëm do të sigurojë për lëkurën tuaj antioksidantë që mund ta mbrojnë atë nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Kjo, nga ana tjetër, mund të ndihmojë lëkurën tuaj të qëndrojë pa rrudha për më gjatë, pasi radikalet e lira mund të shkaktojnë linja të imta të parakohshme dhe pigmentim.

Mund ta bëjë lëkurën tuaj më pak të yndyrshme: Çaji jeshil është i pasur me taninet, biomolekula të veçanta që mund të ndikojnë në prodhimin e sebumit, duke rezultuar në një lëkurë mat dhe natyrale.

Pastron poret: Mjekët shpesh përshkruajnë antibiotikë të kushtueshëm ose kremëra të veçantë për të mjekuar puçrrat dhe lëkurën e irrituar, dhe disa nga këto trajtime mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara. Një filxhan çaj i shijshëm sencha mund të jetë përgjigjja e shumë shqetësimeve të lëkurës tuaj dhe, ndryshe nga ilaçet, nuk do t’ju japë probleme me stomakun.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x