Birra, më shumë se një pije alkoolike!

Birra, më shumë se një pije alkoolike!

nga Selim Kurti


Birra nuk është thjesht një pije që na shuan etjen.
Atë e pijmë me kënaqësi, sidomos ditëve të nxehta.
Nën ethet e një ndeshjeje futbolli -e shoqëruar me kikirikë, patatina e … shokë – duket se na shijon sa s’ka.

Duhen ditur pak gjëra për birrën, bashkëudhëtaren e pandashme të njeriut:

• Birra ndihmon në forcimin e kockave, në sajë të silicit që përmban.

• Gjatë Mesjetës, në Veri të Europës, birra shërbehej në vend të ujit, pasi nuk kishte siguri për pastërtinë e këtij të fundit.

• Prodhohen mijëra lloje: vetëm Belgjika prodhon rreth 400 lloje birrash.

• Kinezët janë konsumatorët më të mëdhenj në vlera absolute: në 2011-ën, janë prodhuar 490 milionë hektolitra birrë, me vlerë 55 miliardë dollarë.
Sipas konsumit për frymë, çekët mbajnë rekordin absolut: 159 litra në vit, për banor.

• Birra është prodhuar që para 7 mijë vitesh në Mesapotami, në Iranin e sotëm, ku, paradoksalisht, është e ndaluar

• Në Gjermani e Kinë bëhen festa kombëtare për birrën. Edhe ne, me festën korçare të birrës, po ia marrim dorën.

• Në qytetin gjerman Gelsenkirchen, ka “birradukte”, tubacione rreth 5 km të gjatë, që furnizojnë – nga një depozitë qendrore – baret përreth stadiumit.

• Birra nxit prodhimin e dopaminës në trurin mashkullor. Kjo substancë krijon ndjesinë e kënaqësisë.

• Ekziston edhe një fobi e çuditshme lidhur me birrën. Ajo quhet kenosilikafobia dhe tregon frikën nga gota bosh (e birrës).

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x