Bukuria, pushteti magjepsës… pse gjejnë punë kollaj, fitojnë shumë para

Bukuria, pushteti magjepsës… pse gjejnë punë kollaj, fitojnë shumë para

nga Selim Kurti


Bukuria “shitet” më shpejt e më shtrenjtë se sa vlerat e tjera që kemi nën lëkurë.

Psikologët kanë provuar se një fytyre të bukur i shërbejmë me përparësi, krahasuar me një jo fort simpatike.

Të bukurit gjejnë punë më kollaj, fitojnë më shumë dhe ne i mendojmë si më të zgjuar e më miqësorë.

Edhe në mos qoftë e drejtë, parapëlqimet dhe paragjykimet kanë ende fuqi jo të vogël mbi vendimet tona.

Thuhet se bukuria qëndron te sytë. Po cilat veçori e bëjnë një person tërheqës?

Dihet se s’mund ta gjykojmë një person vetëm nga pamja e tij. Edhe për arsyen se aparenca e dikujt pak gjë na tregon rreth personalitetit të tij.
Mirëpo, vështirë të jemi të pandjeshëm ndaj pamjes së dikujt.

Ka diçka që na i mban sytë ngulur në fytyrën e trupin e çdo femre të bukur që shohim, apo jo?

Bukuria, pra, ka pushtetin e vet mbi ne.
Po bukuria vetë, ç’është?
Nuk kemi përgjigje të gatshme, por një nga mënyrat e përftimit të një përgjigjeje, është hulumtimi i ndikimit që ka bukuria te sjelljet njerëzore dhe të kafshëve, pse jo.

Shkencëtarët po kuptojnë se mund ta ketë një arsye praktike obsesioni ynë për bukurinë. Një fytyrë e bukur mund të procesohet më lehtë nga truri sesa një tjetër e pabukur (siç do thoshin shkodranët).

Ne kemi mendim të përbashkët për të bukurën, pavarësisht se pak prej nesh mund ta shpjegojnë ndjesinë e tyre kur shohin një fytyrë të bukur.

Dy prej përgjigjeve se ç’e bën të bukur një fytyrë, janë: simetria dhe të qenurit mesatare.
Edhe pse fytyrat e njerëzve janë lehtësisht asimetrike, ne i perceptojmë ato si simetrike dhe ne e pëlqejmë këtë gjë.

Të qenurit mesatar na tregon se sa e ngjashme është një fytyrë me të tjerat në një popullatë.
Mesatare nuk do të thotë një fytyrë dosido, por vlerë matematike që haset në pjesën dërrmuese të njerëzve.
Kjo nënkupton jo vetëm madhësinë e një tipari, por edhe mënyrën e vendosjes, çka e bën fytyrën tërheqëse.

Distanca midis qendrave të syve të femrave është një tregues për bukurinë e saj. Njerëzit i këndell një fytyrë femërore që e ka largësinë midis syve më të vogël se gjysmën e gjerësisë së fytyrës.

Edhe largësia e syve nga goja është e rëndësishme, e cila duhet të jetë pak mbi një të tretën e lartësisë së fytyrës.

Nature or nurture: lindim apo e mësojmë aftësinë e vlerësimit të së bukurës?
Ca e lindur dhe ca e fituar, thonë studimet.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x