Fytyra nuk është pasqyrë e mendjes

Fytyra nuk është pasqyrë e mendjes

nga Selim Kurti


“Fytyra eshte pasqyre e mendjes. Mjaftojne syte per te rrefyer sekretet e zemres”, thoshte Jeronimi, me shume se 1 600 vite me pare.
Jo vetem! Shume njerez e “teoriciene” pretendojne edhe sot e kesaj dite se fytyra te tregon sa i bute a sa i eger je ne shpirt.

Por shkenca i pergenjeshtron pa hezitim pretendime te tilla, duke na kumtuar te verteten me “kembet ne toke”, pra e mberthyer fort ne ADN, molekulen e magjishme e te plotfuqishme.

Nje ekip kerkimor ka identifikuar 76 lokuse gjenetike te mbivendosur qe formesojne fytyren dhe trurin tone.

Porse nuk jane gjetur prova qe, duke studiuar kete mbivendosje, ne mund te parashikojme karakteristikat konjitive e te sjelljes, as rrezikun e mundshem nga semundje si Alzheimer-i.

Rezultatet ndihmojne per te hedhur poshte nje varg pretendimesh pseudoshkencore se fytyra tregon shpirtin tone.

Studimi ka identifikuar 472 lokuse gjenomike qe ndikojne ne formen e trurit, pra ne arkitekturen e palosjeve te siperfaqes se jashtme, forma qe i japin trurit formen e arres.
Nga keta lokuse, 351, identifikohen per here te pare.
Befasia eshte se 76 gjene qe parashikojne formen e trurit, njiheshin paraprakisht si te lidhur me formen e fytyres.

Sinjalet gjenetike qe percaktojne njekohesisht formen e trurit e te fytyres, gjenden kryesisht ne rajone te gjenomes qe rregullon aktivitetin e gjeneve pergjate embriogjenezes, si ne qelizat pararendëse te fytyres, ashtu edhe te trurit ne zhvillim e siper.

U gjet lidhja e qarte gjenetike midis formes se fytyres dhe trurit, por kjo mbivendosje nuk ka pothuajse kurrefare lidhjeje me veçorite konjitive dhe te sjelljes individuale.

Deri me sot, asnje teknologji, sado e avancuar, nuk ka mundesi te parashikoje sjelljen e dikujt, bazuar ne tiparet e fytyres.
Kerkimi shkencor konfirmon se nuk ekziston lidhje gjenetike midis fytyres dhe sjelljes.
Autoret e studimit e distancojne prerazi veten nga supozimet se fytyra e parashikon sjelljen.

Ka pretendime se, permes inteligjences artificiale eshte e mundur te parashikosh prirjen agresive te personit duke u nisur nga fytyra e tij.
Jo vetem qe pretendime te tilla jane joetike, por ato jane – me e rendesishmja – pa farë themeli shkencor gjenetik.

Shume studime kane provuar mbivendosjen midis varianteve gjenetike percaktuese te çrregullimeve neuropsikiatrike dhe formes se trurit, por jo te formes se fytyres.
Do te thote se rreziku per semundjet neuropsikiatrike nuk eshte “shkruar” ne fytyren tone.
Me thjesht: nuk mund te parashikohen sjelljet dhe semundjet nervore te dikujt duke u mbeshtetur ne fytyren e tij.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x