Kimikatet në fruta-perimet që konsumojnë përditë…çfarë duhet të dini

Kimikatet në fruta-perimet që konsumojnë përditë…çfarë duhet të dini

.

Në një studim të Environmental Working Group (EWG) i cili është një grup aktivistësh amerikanë të specializuar në kërkime për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore nga kimikatet toksike, ndotësve të ujit të pijshëm dhe llogaridhënies së korporatave janë listuar luleshtrydhet si kryesuese të dymbëdhjetë frutave e perimeve me më shumë pesticide.

Në raportin e tyre të një viti më parë në lidhje me mbetjet e pesticideve, thuhet se 70% e frutave dhe perimeve të rritura në mënyrë konvencionale përmbajnë deri në 230 pesticide të ndryshme .

Analiza, bazuar në mostrat e prodhimeve të testuara nga Departamenti i Bujqësisë i SHBA, zbuloi se luleshtrydhet dhe spinaqi përmbajnë sasitë më të larta të mbetjeve të pesticideve.
Për shembull, luleshtrydhet rezultojnë pozitiv për 20 pesticide të ndryshme ndërsa spinaqi përmban gati dyfishin e mbetjeve të pesticideve në përpjesëtim me peshën, krahasuar se çdo frutë ose perime tjetër.

Të dy këto produkte kryesojnë në renditjen e 12 frutave dhe perimeve me përqendrimet më të larta të pesticideve , ndryshe e ashtuquajtura “Duzina e Pistë”.
Pas luleshtrydheve dhe spinaqit vijnë nektarina, molla, rrushi, pjeshkët, qershitë, dardhat, domatet, selinoja, patatet dhe specat e ëmbël.

Më shumë se 98% e pjeshkëve, qershive dhe mollëve përmbanin të paktën një pesticid.

Sa i rrezikshëm është ekspozimi ndaj kimikateve ??

Meqenëse ligjet federale në 1996 urdhëruan që Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) të studionte dhe rregullonte përdorimin e pesticideve, nisur nga potenciali i tyre për të dëmtuar shëndetin e njerzve , këto vite në USA shumë kimikate toksike janë hequr nga kultivimi dhe trajtimi i frutave e perimeve.

Por studimet vazhdojnë të gjejnë efektet e mundshme të ekspozimit ndaj pesticideve që vazhdojnë e përdoren ende në USA.

Një studim i fundit, për shembull, tregoi një lidhje të mundshme midis ekspozimit ndaj pesticideve në prodhim dhe uljes së fertilitetit ndër çifte, pasi këto pesticide dëmtojnë pikërisht organet e shumimit tek dëmtuesit e bimëve, ndërkohë që këto efekte shtrihen edge tek njerëzit që konsojnë produkte të kontaminuara.

Nevojiten më shumë studime për të kuptuar lidhjen midis ekspozimeve aktuale ndaj pesticideve në frutat e perimet që ne konsumojmë dhe efekteve afatgjata të shëndetit.

Në ndërkohë, studiuesit thonë se prodhimet organike zakonisht përmbajnë më pak mbetje pesticidesh, dhe njerëzit që janë të shqetësuar për ekspozimin ndaj tyre, mund të përqëndrohen gjithashtu në fruta dhe perime që priren të përmbajnë më pak pesticide.
Këtu është lista e EWG-së për pemët dhe perimet me vlera më të ulëta në mbetje të pesticideve , të ashtuquajturat Clean 15:
Avokado, Misër i ëmbël, Ananasi, Lakra, Qepët, Bizelet, Papajat, Asparaget, Mangot, Patëllxhanët, Kivit, Lulelakrat, Brokoli.

Ne në Kabinetin mjekësor B-Medical ju ndihmojmë të jetoni të shëndetshëm dhe të riparoni dëmet që shkaktojnë ushqimet e kontaminuara në trupin Tuaj !

Kujdesuni për veten !

Përktheu Dr. Ilir Allkja
Themelues i Kabinetit Mjekësor B-Medical.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x