Mësim për jetën nga një gjarpër, dy pyetje dhe një nxitje për reflektim

Mësim për jetën nga një gjarpër, dy pyetje dhe një nxitje për reflektim

nga Silvana Kola-Loka

Gjarpri e ndërron lëkurën afërsisht çdo muaj. Arsyet janë dy.
Së pari, sepse trupi i tij mund të rritet vetëm duke dalë nga lëkura e vjetër. Së dyti sepse bashkë me lëkurën e vjetër ai largon nga vetja parazitët apo mikrobet e ngjitura në lëkurë duke u rritur kështu në mënyrë të shëndetshme.

Nëse ia ke dalë ta kapërcesh pështjellimin që të jep ideja e gjarprit dhe e ke lexuar atë që shkruhet më sipër, atëherë i dashur mik apo e dashur mikeshë, më lejo të të pyes:

Kur ka qenë hera e fundit që ti e ke zhveshur veten nga njerëz apo marrëdhënie që të mbajnë peng e nuk të lënë të rritesh, për më tepër të rritesh shëndetshëm?
Kur ka qenë hera e fundit që ke hequr dorë një herë e mirë nga sjellje të caktuara që, përveçse nuk të sjellin asnjë të mirë në shëndetin dhe mirëqenien tënde, të dëmtojnë herë dukshëm e herë tinëzisht?

Nëse gjarpri nuk e ndërron lëkurën, atëherë lëkura e vjetër ngjitet me të renë dhe gjarpri, duke mos arritur ta lëvizë dot trupin e rritur, ngordh, i zënë në ‘grackë’ brenda lëkurës së vet…

Nuk kam më pyetje…

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x