Një gjen riparues i ADN-së, çelësi i jetëgjatësisë

Një gjen riparues i ADN-së, çelësi i jetëgjatësisë

nga Selim Kurti


Dihej teorikisht se aftesia veteriparuese e ADN-se percakton se sa gjate do te jetoje individi.
Plakja eshte nje faktor risku per mjaft semundje dhe gjendje te tjera klinike.
Studimi – i kryer nga kerkuesit e Universitetit te Bolonjes – eshte mbeshtetur ne sekuencimin e gjenomes se 81 individeve mbi 105-vjeçarë nga gjithe Italia dhe krahasimi i gjenomes se tyre me gjenomen e 36 individeve rreth moshes 68-vjeçare, nga po te njejtat vendbanime.

Resultatet e perftuara u krahasuan me ato te nje studimi paraprak, gjithasht krahasues: mbeshtetur ne gjenomat e 333 italianeve mbi 100-vjeçare perkundrejt gjenomave te 358 individeve rreth 60-vjeçare.

Cili ishte rezultati me i rendesishem i studimit?
Te individet mbi 105-vjeçare, me shpeshti me te madhe, gjenden pese variante gjenetike te lidhura me rritjen e aktivitetit te nje gjenit STK17A ne kater organe: zemer, mushkeri, sistem nervor dhe tiroide.

Ky gjen perfshihet ne tre funksione te rendesishme qe mudesojne metabolizmin normal te qelizes:
a. Koordinon pergjigjen ne rast te demtimit te ADN-se;
b. I shtyn qelizat e demtuara drejt vdekjes se programuar (apoptozes)
c. Kontrollon perhapjen e radikaleve te lira.

Nese procese te tilla ngadalesohen ose devijohen, semundje e kryesisht kanceri, jane te pashmangshem.

Studimi ka evidentuar edhe nje gjen tjeter shume te rendesishem: COAI, i cili siguron lidhjen midis berthames e mitokondrive, organelet pergjegjese per metabolizmin qelizor.
Çrregullimi i ketij procesi eshte faktor kyç i plakjes.

Studiuesit kane matur edhe numrin e mutacioneve natyrore gjenetike ne grupe te ndryshme moshore.
Te personat mbi 105-vjeçare eshte matur nje numer shume me i vogel mutacionesh, krahasuar me vlerat e pritura.

Mekanizmat funksionale te riparimit te ADN-se dhe prania e nje numri te ulet mutacionesh natyrore ne gjene te caktuar, jane dy kushtet themelore te mbrojtjes se mbi 100-vjeçareve ne semundjet qe lidhen me plakjen.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x