Nuhatja, përtej shqisës

Nuhatja, përtej shqisës

nga Selim Kurti


Ndërsa për kafshët është shqisa që mundëson komunkimin, gjetjen e ushqimit, të partnerit dhe sigurimin e mbijetesës, te njerëzit është edhe burim ndjenjash të larmishme kënaqësie e neverie.

Ja disa fakte rreth nuhatjes:

• Njerëzit renditen te nuhatësit e dobët.
Për t’iu përgjigjur pse-së, mjafton të kujtojmë se ne kemi 396 gjene olfaktivë (të nuhatjes), qeni 811, kali 1066, miu 1130, lopa 1186, ndërsa kupën e kampionit e tund elefanti me 148 gjene olfaktivë.

• Ne njerëzit mund të dallojmë – sipas një studimi të vitit 2014 – një mijë miliard aroma të ndryshme.

• Peshkaqenët përdorin 2/3 e trurit për funksionet e nuhatjes. Mirëpo shkencëtarët thonë se nuk është e vërtetë – sikundër besohet – se ata nuhasin edhe një pikë gjaku disa km larg.

• Gjysmën e gjërave që kemi parë, mund t’i harrojmë pas tre muajve, ndërsa aromat që kemi nuhatur, mund t’i ruajmë në masën 65% edhe një vit më pas.

• Parosmia është sindroma e perceptimit të gabuar të aromës ose këmbimi me të tjera.

• Fantosmia është perceptimi i një arome që nuk ekziston, nga e cila nuk është e pranishme as edhe një molekulë.

• Njerëzit që nuk kanë kurrëfarë ndjesie të të nuhaturit, quhen anosmikë.

• Më fatkeqët janë kakosmikët, të cilët edhe aromën e trëndafilit e perceptojnë si kutërbuese.

• Kafshët e kanë shqisën kryesore nuhatjen.
Mprehtësia e nuhatjes varet nga numri i receptorëve olfaktorë.
P.sh., njeriu ka 5-6 milionë receptorë, lepuri ka 100 milionë receptorë, ndërsa qeni – s’thonë kot, nuhatje qeni – 220 milionë receptorë të nuhatjes.

• Peshqit e përdorin nuhatjen për orientim: salmonët kthehen për të lëshuar vezët, në vendin ku kanë lindur, duke u orientuar vetëm me aromën e lumit nga kanë zbritur.

• Antena nuhatëse më e ndjeshme i njihet mashkullit të fluturës së natës, i cili zbulon praninë e një molekule të vetme bombikoli – substanca tërheqëse seksuale e emetuar nga femra – mes një milion miliard molekulave të tjera të ajrit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x