Portokalli me shegë, miti që mbijeton

Portokalli me shegë, miti që mbijeton

nga Selim Kurti


Pothuaj gjithë njerëzit e zakonshëm besojnë se portokalli me shije të athët dhe i kuq si shega, është fryt i shartimit të shegës me portokall ose i hibridizimit (seksual) midis tyre. Por jo!

Ne e quajmë portokall me shegë. Anglezët e quajnë “blood orange”, italianët “sanguinello”. Emra që lidhen me gjakun, për shkak të ngjyrës së kuqe të tulit të portokallit.

Ngjyra e errët shkaktohet nga një grup substancash që quhen antocianina. Krizantemina është kryesorja prej tyre.
Temperaturat e ulëta dhe nata e favorizojnë formimin e tulit të errët.

Portokallin shegë e kemi “dhuratë” nga një mutacion natyror i portokallit të zakonshëm.
Rrallë ndodh që mutacionet të jenë të dobishme, prandaj ky i portokallit “me shegë” është një nga rastet me fat.

Vetë portokalli (Citrus sinensis) është një hibrid midis mandarinës (Citrus tangerina) dhe grejpfrutit të madh (Citrus maxima).

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x