Riprodhimi seksual, një “terapi” antikanceroze

Riprodhimi seksual, një “terapi” antikanceroze

nga Selim Kurti


Ende nuk kuptohet mirë përse duhet të zotërojë riprodhimi seksual mbi atë aseksual!
Sepse ky i dyti – në pikëpamje evolutive – është i menjëhershëm dhe funksional.

Sipas një hipoteze të ngritur së fundmi, riprodhimi seksual duhet të jetë përkrahur nga përzgjedhja natyrore, jo vetëm për faktin se mundëson një përshtatje më të mirë të organizmave në një mjedis në ndryshim të vazhdueshëm, por edhe sepse shmang pushtimin e pasardhësve nga qelizat malinje, si ata që përfshihen në format e trashëgueshme të kancerit.

Nëse kthehemi nja një miliard vite pas, jemi në kohën e shfaqjes së organizmave shumëqelizorë: grupe qelizash që do të duhej të përballonin – veç të tjerash – edhe “tradhëtinë” e disa shoqeve që “e linin udhën e Zotit”, pra që pësonin mutacione, të cilët iu prishnin sistemin e frenimit të ndarjes, duke i kthyer ata në qeliza malinje.

U desh kësisoj të krijoheshin mekanizma mbrojtës imunitarë, si ndaj “armiqve të brendshëm” (qelizat e modifikuara), ashtu edhe ndaj “armiqve të jashtëm” (viruse e baktere).
Riprodhimi aseksual bëhej i rrezikshëm: eventualisht, përmes tij, mund të riprodhoheshin breza pa fund qelizash malinje/kanceroze.

Rrezik që e shmangte riprodhimi seksual nëpërmjet ndryshueshmërisë gjenetike brenda popullatës.

Ndaj, megjithëse qelizat kanceroze vazhdojnë të lindin në çdo organizëm, mundësitë e transmetimit të tyre te pasardhësit janë të ulëta.

Riprodhimi seksual prandaj edhe lindi, si duket: të kujdeset për shëndetin e pasardhësve.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x